Telegrafi

Vergara bashkë me burrin në koncertin e “Guns N’Roses” (Foto)

Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj, Joe Manganiello, pëlqejnë të dalin së bashku, ndërsa së fundmi ata kanë qenë në një koncert të “Guns N’Roses”, i cili është mbajtur në teatrin Apollo në New York.

Të dy, shfrytëzuan llogaritë e tyre në Instagram për të dokumentuar se ata kaluan për mrekulli, transmeton Klan Kosova.

Joe ka treguar se kjo ishte hera e parë që e ka parë grupin në skenë dhe se performanca e tyre ishte jashtëzakonisht e mirë.

Natyrisht se çifti i famshëm ka pozuar edhe për fotografët, ndërsa më poshtë janë disa prej fotografive.