Telegrafi

Veratti konfirmon: Refuzova Realin

Mesfushori i PSG-së, Marco Veratti, ka zbuluar se ai ka refuzuar ofertën e Real Madridit.

Veratti i bëri këto pohime për televizionin italian Rai, ku thotë se refuzoi mundësinë qe të kalonte te klubi mbretëror.

“Nuk është se teknikisht refuzova Realin, por unë jam këtu i lumtur dhe nuk dua që të nis negociata me një klub kur jam i lumtur me një klub tjetër”.

“Unë mora vesh se Reali ka itneresim për mua dhe isha i kënaqur për këtë, sepse nuk ndodh kjo çdo ditë që Reali të ketë interesim për ju, por kur jam i lumtur në një skuadër, unë nuk dua që të ndryshoj. Unë dua që të fitoj diçka me këtë fanellë”, u shpreh Veratti. /Telegrafi