Telegrafi

Vera Ora me të tjera poza tërheqëse nga pushimet në jug të Shqipërisë

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Ora, po shijon prej ditësh pushimet në Shqipëri.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Sahatçiu, po kalojnë një periudhë të mirë në jug të Shqipërisë.

Duke qenë se janë aktiv dhe mjaft të ndjekur në rrjete sociale, ka qenë së fundmi psikiatrja ajo e cila ka ndarë disa imazhe të reja nga momentet në Sarandë.

Vera Ora (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet në një palë rroba banje blu, të cilat duket se i ka kombinuar me prapavijën – pamjen e mahnitshme të bregdetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vera Ora

“Më duhej ta kombinoj me detin kristal blu të Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Vera Ora (Foto: Instagram)

Përkundër moshës, Vera duket në formë të mirë dhe mori vëmendje me fizikun atraktiv.

Ajo dhe Besniku janë përkrahësit më të mëdhenj të Ritës, që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj. /Telegrafi/