Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë.
Ajo është krenuar gjithmonë me prejardhjen e saj, e anasjelltas edhe populli shqiptar është lavdëruar gjithmonë me të arriturat e saj.
Rita së fundmi uroi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me veshje kombëtare – fotografi këto të cilat ishin realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit të saj më të fundit.
Ndërkohë këtë postim e rishpërndau në InstaStory, aktorja e mirënjohur Yllka Gashi, e cila e ka përgëzuar Ritën dhe familjen e saj për edukatën që ia kanë dhënë të bijës.
“Ti je thesari dhe krenaria jonë ndërkombëtare! Ne të duam dhe të çmojmë çdo ditë Rita! Vera Ora, faleminderit që rritët dhe edukuat atë në mënyrën si e bëtë”, shkroi Yllka.
E me të parë këtë postim, nëna e Ritës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora e rishpërndau postimin e Yllkës, duke e falënderuar për lëvdatat, ndërsa ka theksuar se Rita nuk dallon nga të rinjtë e shtetit prej nga ajo ka prejardhjen.
“Faleminderit për lëvdata: Rita është e veçantë, por jo më ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë ajo krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, ka shkruar Vera Ora në InstaStory.
Atdhedashurinë e saj, Rita Ora e dëshmoi edhe teksa u shfaq me tesha kombëtare në klipin e saj më të fundit “Big”, që është renditur lartë në top listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/