Pas pushimeve që kaluan prej disa ditësh në Ulqin, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tani janë rikthyer në vendlindjen e tyre, në Prishtinë.
Ata po shijojnë disa ditë të mira pranë familjarëve, në shtëpinë e tyre të re në kryeqytetin kosovar.
Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft tërheqëse, të realizuar në Prishtinë.
Ajo ka pozuar me fustan të verdhë me prerje, para Librarisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive.
“Atdheu: Duke qëndruar pranë ndërtesës mbresëlënëse të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Sahatçiu-Ora në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, hera e fundit kur e gjitha familja bashkë me Ritën ishin në Kosovë, ishte në fillim të prillit të këtij viti, ku Rita erdhi me një mision humanitar me organizatën UNICEF në vendlindje. /Telegrafi/