Ajo është një emër mjaft i ndjekur në rrjete sociale dhe tashmë gëzon famë të madhe falë të bijës.
Fjala është për të ëmën e artistes shqiptare, Rita Ora, Vera Orën, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram.
Psikologia së fundmi ka ndarë disa fotografi e video në Instagram, përmes të cilave kujton vitin e kaluar dhe tregon për ndryshimin që ka ndodhur këtë sivjet për shkak të pandemisë.
Në bazë të postimeve, Vera ka qenë duke shijuar pushimet me bashkëshortin e saj, Besnik Sahatçiu, në Anguilla.
“Telefoni është duke më sjellë kujtime nga viti i kaluar. Do t’i përdorë si referencë për meditim”, ka shkruar ajo.
Rita në anën tjetër kohëve të fundit ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me kancerin e gjirit, pasi e ëma ishte diagnostikuar në vitin 2005, kur ajo ishte 39 vjeçe.
Megjithatë, ylli me prejardhje nga Kosova tha se kontrollohet vazhdimisht për të qenë më e sigurt. /Telegrafi/