Site icon Telegrafi

Vera e Maqedonisë prezantohet në ”ProWein 2016”

Nëntë kantina vere të Maqedonisë i kanë prezantuar prodhimet e tyre në panairin ndërkombëtar të verës ”Prowein” në Dyzeldorf deri më 16 mars, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në stendën e Maqedonisë u organizuan edhe seminare dhe shijime për verën ”vranec”, të udhëhequra nga Darel Joseph, gjyqtarë vere dhe promovues i verës së vendeve të Evropës Juglindore.

Pjesëmarrjen e verarisë së Maqedonisë në këtë panair e organizoi shoqata ”Vera nga Maqedonia”, kurse ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe furnizimit me ujë e ka përkrahur këtë pjesëmarrje./Telegrafi/

Exit mobile version