Site icon Telegrafi

Vepruan ndryshe nga partia në lidhjen e koalicioneve lokale, përjashtohen asamblistët e padëgjueshëm

Agron Gashi është i vetmi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që u bë asamblist në Dragash.

Megjithatë mandatin, mandatin ai nuk do ta vazhdoj nën ombrellën e këtij subjekti.

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, u përjashtua nga partia me arsyetimin se bëri koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që fitoi atje, njofton Klan Kosova.

Ky është i bindur se mori vendim të duhur dhe se partia e përjashtoi pa të drejtë.

Qëndrim të ndryshëm nga partia i kushtoi edhe asamblistes së LDK-së në Mitrovicë, Xhyljeta Morina – Imerit dhe ish-kandidatit për kryetar komune, Armend Agolli.

LDK-ja i përjashtoi, pasi ata morën pjesë në seancën e zgjedhjes së kryesuesit të asamblesë.

Përjashtime dhe hatër mbetje të ngjashme ndodhën edhe në komuna tjera si Malishevë apo Prizren ku asamblistë të LDK-së dhe LVV-së vepruan ndryshe nga partia.

Exit mobile version