Një punëtor i një lokali është arrestuar pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.
Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:00, në Skenderaj.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport gjatë bastisjes së lokalit janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, etj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi. Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy maus, si dhe letra që shërbejnë për printim”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/