Telegrafi

Veprimi i Julia Ilirianit irriton banorët e Big Brother – hodhi cigaret e tyre në vaskën me ujë

Julia Iliriani ka marrë vëmendje së fundmi me një veprim në Big Brother VIP Albania 3.

Me një provokim nga Julian Deda, ajo ka hedh cigaret e konkurrentëve të tjerë në vaskë.

E njëjta shihet duke i futur në ujë e në një moment tjetër i gjuan edhe në tokë.

Ky veprim i banores irriton edhe të tjerët, të cilët reaguan ashpër për shkak se i kishin blerë në kuadër të buxhetit të javës.

Lexo po ashtu Banorja e Big Brother flet për divorcin nga burri: Ndjeja keqardhje për vajzën, tentova ta shpëtojë martesën - nuk funksionoi

Ka qenë Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi, të cilët e kritikuan Julian për gjestin, duke shtuar se nuk bëhet një gjë e tillë.

Julia nga ana tjetër i quajti normale këto veprime, shtuar faktin se ka kohë që është e izoluar, larg jetës reale.

Sido që të jetë, kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj që nga nisja e këtij spektakli. /Telegrafi/