Julia Iliriani ka marrë vëmendje së fundmi me një veprim në Big Brother VIP Albania 3.
Me një provokim nga Julian Deda, ajo ka hedh cigaret e konkurrentëve të tjerë në vaskë.
E njëjta shihet duke i futur në ujë e në një moment tjetër i gjuan edhe në tokë.
Ky veprim i banores irriton edhe të tjerët, të cilët reaguan ashpër për shkak se i kishin blerë në kuadër të buxhetit të javës.
Ka qenë Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi, të cilët e kritikuan Julian për gjestin, duke shtuar se nuk bëhet një gjë e tillë.
Julia nga ana tjetër i quajti normale këto veprime, shtuar faktin se ka kohë që është e izoluar, larg jetës reale.
Sido që të jetë, kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj që nga nisja e këtij spektakli. /Telegrafi/