Një adoleshente ka shpëtuar një familje nga sulmuesi i armatosur, që hapi zjarr brenda një qendre tregtare në Washington në natën e Halloween.
Bronëyn Cruden, 16-vjeçe, po punonte në lokalin e saj kur të shtënat me armë dhe britmat e njerëzve u dëgjuan, transmeton Telegrafi.
Pasi vrapoi për të mbyllur derën, ajo vërejti një grup njerëzish që kërkonin strehë. Reagoi menjëherë duke ua hapur derën të cilët i futi brenda dhe menjëherë e mbylli derën.
Mediat amerikane raportojnë se Travis L. Ward, 32-vjeç, vrau një burrë dhe dy tjerë plagosi në këtë qendër tregtare.
Ai u arrestuar nga policia, kurse akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi të armatosur. /Telegrafi/