Tifozët e Manchester United besojnë se Cristiano Ronaldo u tall me taktikat e Ole Gunnar Solskjaer ndërsa Liverpool mori fitore të thellë në Old Trafford.
Djajtë e Kuq u mposhtën 5-0 në ‘Teatrin e Ëndrrave’ në nga rivalët e tyre më të mëdhenj në ligë.
Mohamed Salah shënoi një hat-trick, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota gjithashtu u futën në listë, ndërsa lojtarët e Unitedit dukeshin disi të humbur.
Solskjaer ka qenë nën presion të madh për rezultate pozitive, dhe shefat e United po mendojnë ta shkarkojnë norvegjezin.
Pesë humbje në nëntë ndeshje dhe një portë e paprekur në 21 ndeshje e kanë lënë klubin pa një shenjë të qartë se ku të shkojë dhe negativiteti rreth klubit vazhdon të rritet.
Një lojtar i pakënaqur ishte Ronaldo, i cili i bëri të qarta ndjenjat e tij pasi Salah shënoi golin e katërt para përfundimit të 45 minutave të parë.
Ndërsa Reds ishin në festë, pesë herë fituesi i Topit të Artë u duk se i shikonte shokët e tij të skuadrës në mënyrë të dëshpëruar.
36-vjeçari më pas bëri gjestikulim të egër, duke treguar dhe tundur krahët në një mënyrë tallëse me, ndoshta trajnerin e Unitedit.
Dhe tifozët ishin të sigurt që portugezi po e bëntë këtë në drejtim të Solskjaer, me një që thoshte: “Ai thjesht shpjegon se çfarë ndodh në 45 minutat e para të lojës”.
Një tjetër shkroi: “Ole duhet të kuptojë “Hulk Smash” nuk është një taktikë. Lojtarët duhet të dinë se si të kalojnë nëpër faza të fushës”.
Tjetri tha: “Pas kësaj Ole shkoi të ulet në rreshtin e katërt pranë lojtarëve”.
Dhe një tjetër tha: “Taktika të mira Ole, Ronaldo zbulon taktikat e diskutuara prej tij”.
Solskjaer pritet të shkarkohet nga Unitedi gjatë kësaj jave dhe vendin e tij ta zë Antonio Conte. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2GB59vcNn0U
The content just keeps getting better 😂 pic.twitter.com/ZGT5GODcFb
— Watch LFC (@Watch_LFC) October 25, 2021