Telegrafi

Veprimi i Braithwaite kundrejt Modricit në sy të gjyqtarit që shpëtoi pa u ndëshkuar

(Foto: Screenshot/Marca)

Duelet derbi ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës janë gjithmonë kryetemë e mediave sportive për shkak të dy klubeve gjigante të futbollit botëror.

Të shtunën mbrëma, në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ u ndeshën dy rivalët e përbetuar në ‘el Clasicon’ e dytë të sezonit 2020/2021 në La Liga, të cilën e fituan Los Blancos me rezultat 2-1.

Dhe siç ndodh rëndom, kundërthëniet dhe tensionet janë të zakonshme ndërmjet dy skuadrave spanjolle.

Në një moment kundërthënës të lojës, pati një përplasje të drejtpërdrejtë ndërmjet Martin Braithwaite dhe Luka Modric.

Lexo po ashtu Real Madridi triumfon ndaj Barcelonës në El Clasico dhe bëhet lider i ri në La Liga

Futbollisti i Barcelonës e shtyu me gjithë fuqinë e tij lojtarin e Realit që e preku paraprakisht në sup duke nxitur tension edhe më të madh duke e shtyrë pastaj sërish.

E gjitha kjo ndodhi në sytë e gjyqtarit Jesus Gil Manzano, i cili vendosi të mos e ndëshkonte as me karton të verdhë sulmuesin e katalunasve. /Telegrafi/