Site icon Telegrafi

Përfitoi 5,4 milionë euro nga privatizimi, zbardhen pasuritë që iu sekuestruan Malltezit

GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dispononte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)” thuhet në njoftimin e sotëm në SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit, nga shoqëria Homeplan shpk, pa investuar tek kjo e fundit, e që i ka marrë para se të deklarohej si bashkëortak dhe më tej, pas vitit 2018, arrijnë në shumën 673 mln lekë, ose 5.4 mln euro.

Ndërkohë, ish-kryeministrit Sali Berisha, rezulton se ka pasur rol aktiv në nxitjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në kundërshtim me ligjin, dhe në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

SPAK bëri me dije përmes një njoftimi se nga hetimet, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, Sali Berisha ka konsumuar veprat penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Krahas kësaj, SPAk e akuzon Sali Berishën se ka përdorur administratën në varësi të tij si kryeministër për të realizuar përfitimin e dhëndrit Jamarbër Malltezi.

“Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të, bashkëshortit të vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore”, njofton SPAK.

SPAK detajon edhe përfitimin e parregullt, i cili ka ndodhur në tri faza, që nga privatizim, investim, përfitim.

Biznesmeni Fatmir Bektashi, i shoqëruar në të njëjtën ditë me Jamarbër Malltezin, për ti njoftuar masën detyrim paraqitje akuzohet se ka konsumuar veprën “Korrupsionit aktiv”, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Euroneës Albania ka siguruar dosjen e plotë, e cika është rreth 200 faqe, e dalë nga një hetim që ka zgjatur 3 vite.

Exit mobile version