Telegrafi

Veprim i mençur nga Reali, regjistron Vinicusin në ekipin U19 – gati për një tjetër goditje

Njëri nga talentet më të mëdhenj në futboll, Vinicus Junior ditë më parë është prezantuar te Real Madridi.

Kampionët e Evropës kanë paguar 45 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Flamengo.

Vinicius ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Realin deri në qershor të vitit 2025.

Por Reali 18-vjeçarin nuk e ka regjistruar në ekipin e parë, por në Real Madrid U19.

E mediat spanjolle kanë zbuluar edhe arsyejen pse Reali e ka bërë një gjë të tillë.

Vinicius është regjistruar në ekipin e të rinjve për mos ta zënë një vend si lojtar ekstra komunitar.

Gjithnjë sipas Marca-s, Los Blancos po përgatiten për një transferim të bujshëm gjatë kësaj vere.

Edhe pse është regjistruar si lojtar i Real Madrid U19, Vinicius ka të drejtë të luaj si për ekipin e të rinjve ashtu edhe për ekipin e parë të kampionëve të Evropës. /Telegrafi/