Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa, ka marrë vëmendje me veprimin e fundit që bëri.
Ajo i ka pastruar flokët e saj në kuzhinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndërkohë deri më tani nuk ka dhënë arsyen.
Banorët që gjendeshin në kuzhinë nga ana tjetër e kanë shikuar çuditshëm, teksa ajo pastronte flokët e veta në lavamanin e kuzhinës.
E njëjta shkon direkt në lavaman për të pastruar flokët dhe largohet menjëherë pa peshqir.
Konkurrentët në këto momente janë duke u bërë gati për spektakël, pasi në këso rastesh i kushtojnë rëndësi më shumë.
Mbresa ka pak javë që është futur në shtëpi, por që është përfshirë në debate të shumta me të tjerët.
Në javën që lamë pas nga shtëpia u largua modelja Gresa Hoti, e cila u kthye sërish pasi u shpëtua nga ‘Kutia e Fatit’. /Telegrafi/