Giampiero Ventura ka folur mbi futbollistin problematik, Mario Balotelli.
Trajneri i kombëtares së Italisë ka japë një mendim në lidhje me sulmuesin italian, pasi është pyet shumë kohëve të fundit në lidhje me afrimin e tij në skuadrën kombëtare.
Por, Ventura është përkujdesur që më shumë ta këshilloj ish-sulmuesin e Interit, pasi sipas tij ai nuk është më një djalë i ri.
“Ai nuk është më një djalë i ri më. Ai ose është një kampion ose e ka humbur këtë qëndrueshmëri”, ka thënë trajneri i kombëtares italiane.
Ndryshe, Ventura para disa javëve kishte deklaruar se ‘SuperMario’ mund të kthehet te kombëtarja italiane nëse ai vazhdon me formën e mirë që po kalon te Nice. /Telegrafi/