Një ekip në Kolumbi do të testojë një ventilator të bërë me një kompjuter “Raspberry Pi” dhe me disa pjesë që mund të gjenden lehtë, për të trajtuar coronavirusin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dizajni dhe kodi kompjuterik u publikuan më 5 mars nga një burrë në Kaliforni, i cili nuk kishte përvojë paraprake në krijimin e pajisjeve mjekësore.
Marco Mascorro, një inxhinier i robotikës, tha se kishte ndërtuar këtë ventilator pasi e dinte që kërkesat për makinat e trajtimit të Covid-19 ishin të larta.
“Besoj plotësisht që teknologjia mund të zgjidhë shumë prej problemeve që i kemi aktualisht e sidomos gjatë kësaj pandemie”, tha ai për BBC. /Telegrafi/