Venezuela, një vend që lufton me një nga recesionet më të thella ekonomike, në muajin gusht do të lëshoj në qarkullim një monedhë të re të lidhur me kriptovalutën e saj “Petro”.
Ky lajm është raportuar nga vet presidenti Nikolas Maduro, duke e quajtur këtë monedhë të re “Bolivar Soberano”, e cila do të ndihmojë të marrë pesë zero nga Bolivari, monedha e saj aktuale.
Maduro u citua të thoshte se “Ky proces i ri ekonomik,për shpërndarjen e monedhës, do të fillojë më 20 gusht në mënyrë të përhershme me qarkullimin dhe lëshimin e monedhës së re që do të ketë një metodë të re të ankorimit të naftës”, përcjell Telegrafi.
Sipas raporteve të ndryshme, po merren masa për të parandaluar shkallën e inflacionit të vendit prej 1 milionë për qind, një numër që pritet të arrihet këtë vit. Ekonomia e Venezuelës ka rënë vazhdimisht pas uljes të çmimit të naftës në vitin 2014.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni i Venezuelës do ta vërë krizën e saj ekonomike në një nivel me atë të Zimbabvesë në vitet 2000 dhe Gjermanisë në vitet 1920.
Bolivar Soberano i Maduros, sipas fjalëve të tij, është vendosur të “stabilizojë dhe ndryshojë jetën monetare dhe financiare të vendit në mënyrë radikale”. Kritikët kanë vënë në dukje se kriptovaluta e mbështetur nga nafta vuan nga besueshmëria e ulët, pasi qeveria nuk ishte në gjendje të menaxhonte siç duhet Bolivarin.
Venezuela në prill tha se ndikimi i naftës do të ndihej brenda tre deri në gjashtë muaj dhe tani pretendon se “do të përfundojë duke u konsoliduar teknologjikisht dhe financiarisht”.
Në dhjetor të vitit të kaluar ishte Maduro, i cili prezantoi kriptovalutën e mbështetur në rezervat e naftës së vendit dhe deri në shkurt të 2018-së ishin mbledhur 735 milionë dollarë përmes saj. /Telegrafi/