Telegrafi

Venera Lumani së shpejti me këngë të re (Foto)

Këngëtarja Venera Lumani, e cila u bë e njohur nga spektakli “The Voice of Albania 2”, ka krijuar tashmë imazhin e saj dhe pëlqehet nga publiku për projeketet e saj muzikore.

Ndonëse sjell shpesh bashkëpunime me të dashurin e saj, këngëtarin Lind Islami, kësaj radhe ajo ka menduar që të vijë e vetme në këngën e saj më të re.

Lexo po ashtu Venera dhe Lindi të mahnitshëm në fotografinë e fundit (Foto)

Lumani ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në studio teksa incizion këngën e re.

Duke mos dashur të zbuloj shumë detaje, Venera vetëm ka shkruar se kënga e saj e re po punohet nga EranPro Studio, titullohet “F.O” ndërsa vjen për fansat shumë shpejt. /Telegrafi/