Këngëtarja e njohur Anastacia do të mbyllë turneun e saj të koncerteve me Tiranën.
Këngëtarja amerikane e hiteve botërore do të performojë në kryeqytetin shqiptar me datë 25 gusht, transmeton Telegrafi.
Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe fituesja e “The Voice of Albania, Venera Lumani, e cila do të performojë në hapje.
Pjesëmarrjen e saj në këtë koncert për Telegrafin e ka konfirmuar vetë këngëtarja strugane, e cila tha se ndjehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij turneu të yllit amerikan.
Ftesën për të performuar, Venera e mori nga organizatorët e këtij koncerti madhështor në Tiranë.
Kujtojmë se Anastacia këtë turne e ka filluar me Gjermaninë, me datën 19 qershor për ta përmbyllur me Shqipërinë me 25 gusht./Telegrafi/