Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë sjell projektin e ri muzikor.
“Me zemër” titullohet kënga e tyre e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Siç tashmë shquhen për dashurinë e madhe ndaj njëri-tjetrit, të njëjtit kanë vazhduar të dëshmojnë edhe në këtë klip.
Tekstin e ka shkruar vet Venera, kurse për muzikën është përkujdesur këngëtari Islami.
Producimi i këngës u realizua nga kompozitori Elgit Doda, ndërsa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.
Videoja atraktive dhe ritmike i është besuar produksionit “Papadhimitri Film Production”.
Projektin tashmë e gjeni të plotë në YouTube dhe reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive. /Telegrafi/