Venera Lumani dhe Lind Islami kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“A thu” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistja me muzikë të realizuar nga Islami.
Producimin e këtij projekti e ka bërë Elgit Doda me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.
Për videon ndërkohë u kujdes Papadhimitri Film Production.
Dyshja vijnë me një interpretim të shkëlqyer, ku edhe shquhen për vokalin e tyre.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të çiftit. /Telegrafi/