Çifti i njohur Lind Islami dhe Venera Lumani kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Ma shumë” titullohet kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar vet këngëtarët, ndërsa për muzikën është përkujdesur Lindi bashkë me producentin Elgit Doda.
Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka bërë Marenglen Boja, ndërkohë që videoja atraktive i është besuar produksionit “Papadhimitri Proudction”.
Artistët, të cilët shquhen për pozitivitetin që gjithnjë përcjellin, edhe në këtë projekt kanë shfaqur energjinë e tyre dhe dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Lindi dhe Venera prej vitesh kanë arritur të rrëmbejnë vëmendjen e publikut me këngët e veçanta që kanë sjellur deri më tani. /Telegrafi/