Çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami janë ndër personazhet më të dashur për publikun.
Aventura e tyre filloi në spektaklin “The Voice of Albania”, gjersa sot ata jetojnë së bashku në Tiranë, më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë, transmeton Telegrafi.
Mes shumë angazhimeve në projektet muzikore, Venera dhe Lindi kanë realizuar së fundmi edhe disa fotografi artistike, në të cilat janë shfaqur të mahnitshëm pranë njëri-tjetrit.
Njërën nga këto fotografi, ata kanë vendosur ta ndajnë me fansat në rrjetin social Instagram.
Venera me një setër të bardhë, të hapur tek pjesa e gjoksit mjaftueshëm sa për të nxjerrur anën e saj sensuale dhe Lindi me një kostum të zi, bëri që kjo fotografi të pëlqehet jashtë mase nga ndjekësit.
Nën stilin e Niko Komanit dhe aparatit të fotografit Egest Xhoga, Venera dhe Lindi duken thjeshtë një çift i përkyer. /Telegrafi/