Një punëtor i KEDS-it ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një fushe, e cila ka përfshi një shtyllë të rrymës elektrike dhe një njehsor elektrik.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 në fshatin Fshaj, Gjakovë.
Siç thuhet në raport, njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq, me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/