Telegrafi

I vënë flakën parketit në shkollën “Fan Noli” në Podujevë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është raportuar se nga persona të panjohur i është vënë flaka një tube të parketit brenda sallës së sportit të shkollës Fan Noli.

Si pasojë e tymit lëndime trupore pësojnë dy viktima meshkuj K/Shqiptar punëtor të sigurimit dhe të njëjtit kane pranuar tretman mjekësor ne Spitalin e Podujevës.

Në vendin e ngjarjes kane dal njësit relevante. /Telegrafi/