Një fermer nga India i ka bërë disa vija qenit të tij për tu dukur si tigër, në përpjekje për të trembur majmunët larg nga të korrat e tij të kafesë.
Srikanth Gowda nga fshati Nallur në Thirthahalli, ka deklaruar se ishte në gjendje të mbronte të korrat e tij nga majmunët e bezdisshëm, duke pikturuar labradorin e tij të artë me vija të zeza, transmeton Telegrafi.
Shivamogga: A farmer painted his dog to make it look like a tiger at Nallur village,Thirthahalli. Farmer’s daughter says,’It was my father’s idea to scare monkeys away. Earlier, monkeys used to destroy all our crops. Everyone in our village is replicating his idea.” #Karnataka pic.twitter.com/oBH1rUlEUZ
— ANI (@ANI) December 2, 2019
Më parë kam sjellë lodra të ndryshme dhe i kam vendosur në fushat e mia për të trembur majmunët. Por, ato nuk kishin shumë efekt, sepse majmunët përsëri i dëmtonin të mbjellurat e mia”, tha Z. Gowda për Asia News International.
Gowda shtoi se vijat mbi qenin ishin pikturuar duke përdorur bojë flokësh të errët.
Fotografitë e postuara në Twitter tregojnë qenushin me vija të zeza që e bënin të dukej pak a shumë si një tigër.
Vajza e tij, Amulya, shtoi se të tjerët në fshat kanë kopjuar taktikën e babait të saj pasi panë suksesin e saj në fermën e tyre. /Telegrafi/