Site icon Telegrafi

Vendosja e tabelave me emrat e vendbanimeve në veri, Szunyog: Procesi të zbatohet vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas zëvendësimit të tabelave me emrat e vendbanimeve në veri të Kosovës.

Szunyog, përmes një postimin në platformën X, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojnë këtë proces vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunyog, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “kjo do të thotë të merren parasysh komunitetet e prekura”.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në veri, që ishin të shkruara në alfabetin cirilik, të enjten janë zëvendësuar me tabela me mbishkrim në dy gjuhët, shqip dhe serbisht. /Telegrafi/

Exit mobile version