Site icon Telegrafi

Vendosi të linte shtëpinë: Flet nga studio Jetmiri i revoltuar, përfshihet në debate me opinionistët

Jetmiri vendosi të linte shtëpinë e Big Brother VIP Albania, mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Nga studio e spektaklit ai u shfaq i revoltuar, teksa u përfshi në debat edhe me opinionistët.

Lexo po ashtu Pas shumë përplasjeve, Jetmiri largohet vetë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Ledion Liço: Unë e shoh si një mungesë respekti për formatin, për publikun, ndaj njerëve që të pruan në këtë program.

Jetmiri: Është çështje këndvështrimi. Unë solla modelin e një njeriu të edukuar.

Ledion Liço: Unë nuk i kam shkuar njeriu në vesh duke i bërtitur. Mungesa e koherencës është që ose do të jesh civil dhe i qytetëruar, ose do të bërtasësh e do të diskreditosh njerëzit. Ti nise të tregosh histori personale.

Jetmiri: Përgjigjet e mia kanë ardhur në propocion me si e kam parë unë gjënë.

Jetmri: Ju keni armët tuaja në kuadrin e lojës, unë kaq kisha mundësi të bëja i izoluar. Kam protesuar, nuk ishte e drejtë por kjo është.

Arbër Hajdari: Kam besuar tek loja jote në fillim dhe në çdo gjë që ke thënë.

Jetmiri: Nuk ishte lojë.

Arbër Hajdari: Po, çfarë ka qenë, ne duam ta diskutojmë tani.

Jetmiri: Jo, unë i diskutoj në hapsirat e mia.

Arbër Hajdari: Për mua, ti gjatë kësaj kohe në shtëpinë e Big Brother, kuptove që në marrëdhënie me aborë te tjerë je shumë i dobët. Të bësh një lloj strategjie, nga mikrofoni i fikur deri te montazhi. Shumë mirë që dole. Kam pritur shumë nga ti, kam pritur t’i tundësh muret e shtëpisë.

Ndërsa Ori Nebijaj kur dëshiron të jap një mendim, Jetmiri e ndërpret duke mos e lënë të flasë

Jetmiri: Jo jam unë i tmerrshëm se mu bë gjyq publik.

Ori Nebijaj: Sado i tmerrshëm të jetë, nuk ka shanse që në fund të mos fitojë ai që do publiku. Nuk ndodh kjo dhe mësojeni njëherë e mirë këtë.

Ledion Liço: Unë jam rritur në Top Channel. Më vjen keq që Top Channel ty të ushqeu, të rriti, të bëri të famshëm, dhe jo produksioni, por publiku me mundësinë që të dha produksioni.

Jetmiri: Mos e hap atë plagë se nuk dua ta prek. Nuk prita të rihapej plaga.

Ndërsa Ledioni e fton të largohet nga studio. /Telegrafi/

Exit mobile version