Në ballkonin ku qëndrojnë mediat në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, është vendosur një shirit i zi, duke i zhvendosur mbrapa gazetarët, kameramanët dhe fotografët të cilët përcjellin punën në këtë institucion.
Këtë shirit e kanë vendosur administrata e Kuvendit, ndërsa arsyet e saj nuk dihen.
Ndryshe Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/