Telegrafi

“Vendoseni Kosovën në hartë”, artistët shqiptarë i bashkohet peticionit për Apple

Capital T, Melinda Ademi, Gjiko, Morena Taraku (Foto: Instagram)

Kohëve të fundit ka filluar një peticion nga kosovarët për kompaninë e njohur Apple.

Kjo vjen, pasi si shkak i mos ekzistimit të kufijve të Kosovës në hartën e tyre, e që i njëjti shtet është pjesë e Serbisë.

E para e cila iu bashkua këtij peticioni ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila kërkoi përgjigje nga kompania për një gabim të tillë.

Pas saj, plasuan edhe reagime të shumta nga artistët shqiptarë, të cilët përmes rrjetit social Instagram, kërkuan vendosjen e Kosovës në hartë.

Lexo po ashtu Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Rep-artisti Gjiko është njëri ndër ta, i cili publikoi fotografinë në profilin e tij kryesor.

Gjiko (Foto: Instastory)

“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares Melinda Ademi.

Melinda Ademi (Foto: Instastory)

Ndërsa, modelja e njohur, Morena Taraku kishte reaguar ndaj një komentuese, e cila kishte thënë se Kosova po përballet me akuza të luftës.

Morena Taraku (Foto: Instastory)

Përkundër kësaj, edhe reperi Capital T, nuk e ka lënë pa reaguar në të njëjtin rrjet social, ku këta të fundit kishin ngritur zërin.

Capital T (Foto: Instastory)