Kohëve të fundit ka filluar një peticion nga kosovarët për kompaninë e njohur Apple.
Kjo vjen, pasi si shkak i mos ekzistimit të kufijve të Kosovës në hartën e tyre, e që i njëjti shtet është pjesë e Serbisë.
E para e cila iu bashkua këtij peticioni ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila kërkoi përgjigje nga kompania për një gabim të tillë.
Pas saj, plasuan edhe reagime të shumta nga artistët shqiptarë, të cilët përmes rrjetit social Instagram, kërkuan vendosjen e Kosovës në hartë.
Rep-artisti Gjiko është njëri ndër ta, i cili publikoi fotografinë në profilin e tij kryesor.
“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares Melinda Ademi.
Ndërsa, modelja e njohur, Morena Taraku kishte reaguar ndaj një komentuese, e cila kishte thënë se Kosova po përballet me akuza të luftës.
Përkundër kësaj, edhe reperi Capital T, nuk e ka lënë pa reaguar në të njëjtin rrjet social, ku këta të fundit kishin ngritur zërin.