Në dy raste të ndryshme brenda një dite në Kaçanik janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orëve 11:00 dhe 18:30 dhe rastet janë cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Ndërkaq, lidhur me rastet janë arrestuar dy persona të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 26.12.2023-11:00. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kaçanik, 26.12.2023 18:30. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/