Site icon Telegrafi

Vendosë ta transmetojë live në Facebook momentin e lindjes së foshnjës (Video, +18)

Një blogere kishte vendosur që me audiencën e gjerë prej 62 mijë personave ta ndajë live në Facebook, momentin kur ajo solli në jetë fëmijën.

Sarah Cantwell 28-vjeçe, gjithmonë kishte ëndërruar që momentin e lindjes së foshnjës ta transmetojë live në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë nëna e dy fëmijëve shihet duke qëndruar e gjunjëzuar në dyshemenë e dhomës, ku nga çasti në çast priste që t’i shpërthenin ujërat.

Në ato momente vajza e saj e madhe Rosalie po flinte e qetë në dhomën ngjitur saj, derisa ajo po bënte gjithçka që të mos bërtiste që ta zgjojë nga gjumi.

Pas disa sekondave ajo shfaqet me foshnjën në dorë, duke i falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur dhe e kanë shikuar momentin e lindjes së vajzës së tyre të cilën e ka pagëzuar Maeve.

Sipas nënës së Sarah 62.500 persona në mbarë globin e shikuar live videon, që po transmetohej në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version