Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur për krijimin e një komisioni të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Kësisoj, kryetar i këtij Komisioni është ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili njihet për kundërshtimin e madh të versionit aktual të demarkacionit, transmeton ‘Indeksonline’.
Ndërsa kjo është përbërja e plotë e Komisionit.
Shpejtim Bulliqi, kryesues- UP
Zejnullah Gruda, UP- anëtar
Martin Berishaj, Universiteti i Lubjanës- anëtar,
Hamit Basholli, anëtar- gjeodet
Florim Isufaj, UP
Një përfaqësues i MPB-së, një përfaqësues i MPJ-së, një përfaqësues nga ministria e Infrastrukturës.
Një përfaqësues nga komuniteti (Riza Smaka) pa të drejtë votë dhe Zymer Neziri po ashtu pa të drejtë vote. /Indeksonline/