Site icon Telegrafi

Vendos goli i Mikel Merinos, Arsenali rrëmben fitoren në derbin ndaj Chelseat

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Chelseat në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez. 

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi vendasve të cilët rrezikuan në minutën e 12-të me Declan Rice, por gjuajtja e anglezit përfundoi pranë shtyllës së Robert Sanchez. 

Goli i fitores në këtë takim për Arsenalit erdhi në minutën e 20-të kur Mikel Merino u shkëput në ajër për të shënuar me kokë për rezultatin 1-0. 

Mysafirët rastin e parë e patën në minutën e 38-të me Marc Cucurellan, por gjuajtja e tij u prit me lehtësi nga David Raya. 

‘Topçinjtë’ patën një tjetër rast ideal ku sërish protagonist ishte Mikel Merino, i cili bëri një gjuajtje të fortë në drejtim të Sanchez, por spanjolli bëri një pritje fantastike. 

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Arsenali mori pikët e plota falë golit të shënuar në pjesën e parë. 

Me këtë fitore, Arsenal shkon në kuotën e 58 pikëve në tabelë, 12 më pak se lideri Liverpooli që ka 70 sosh. 

Chelsea në anën tjetër pas kësaj humbje mbetet në kuotën e 49 pikëve dhe aktualisht renditet e katërta në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version