Telegrafi

Vendos goli i Altin Mërlakut, Dukagjini mposht Feronikelin ’74 dhe rikthehet tek fitoret

Dukagjini ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Të parët rrezikuan mysafirët të cilët rrezikuan me anë të Robert Rrahmanit (15’) por nuk arritën të gjejnë golin.

Klinasit arritën që të gjejnë golin e avantazhit dhe atë të fitores me anë të Altin Mërlakut, i cili në minutën e 44-të arriti që të shënojë për 1-0.

Në pjesën e dytë klinasit fituan një penallti në minutën e 71-të, e cila pas rishikimit nga VAR-i u anulua nga gjyqtari.

Të besuarit e Armend Dallkut mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Blerind Morina (73’) u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në përfundimin e ndeshjes Dukagjini arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke marrë fitoren e parë pas pesë ndeshjeve.

Dukagjini tani renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 34 pikë të grumbulluara ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim tek Gjilani./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore