Finalja e 100 metrave për meshkuj doli të jetë e jashtëzakonshme, me tetë sprinter të jashtëzakonshëm, ku i pari doli amerikani Noah Lyles.
Pas disa gjysmëfinale jashtëzakonisht të shpejta në 100 metra për meshkuj, ku u shkrua historia tashmë mbeti vetëm finalja e cila ishte po ashtu e tillë.
Kenneth Bednarek (SHBA), Fred Kerley (SHBA), Kishane Thompson (Xhamajka), Akani Simbine (Afrika e Jugut), Oblique Seville (Xhamjaka), Noah Lyles (SHBA), Letsile Tebogo (Botsuana) dhe Lamont Marcell Jacobs (Itali) luftuan për medalje.
Të tetë vrapuesit në finalen e meshkujve arritën në kohën nën 10 sekonda, ku i pari doli Noah Lyles me kohë duke rrëmbyer të artën dhe atë fal të mijtave të sekondës. Koha e tij ishte 9.79 sekonda.
Medalja e argjend e fitoi Kishane Thompson i Xhamajkës, ndërsa të bronztën e mori Fred Kerley i SHBA-ve.
Rezultatet përfundimtare për finalen e 100 metrave për meshkuj
Noah Lyles (SHBA) – 9.79 (.784)
Kishane Thompson (Xhamajka) – 9.79 (.789)
Fred Kerley (SHBA) – 9.81
Akani Simbane (Afrika e Jugut) – 9.82
Lamont Marcell Jacobs (Itali) – 9.85
Letsile Tebogo (Botsvana) – 9.86
Kenneth Bednarek (SHBA) – 9.88
Oblique Seville (Xhamajka) – 9.91
/Telegrafi/