Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka marr masa ligjore ndaj një personi (kundërvajtësi) pasi kishte vendosur drita rrotative në automjetin e tij.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, policia në Mitrovicë, gjatë së mërkurës gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën ‘Sami Gashi” kanë identifikuar një veturë me targa vendore e cila ishte e pajisur me dritën rrotative të automjeteve me përparësi kalimi, pa poseduar autorizim përkatës.
“Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro për vendosjen e dritave të tilla, kundërvajtje kjo e cila parashihet me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. /Telegrafi/