Tifozat e kombëtares shqiptare, të njohur si Tifozat Kuq e Zi kanë ardhur me vendim përfundimtar, atë të bojkotit të ndeshjeve.
Ndeshja e luajtur në shtëpi ndaj Izraelit ishte kulmi i prishjes së marrëdhënieve të tifozëve të kombëtares me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Kjo pasi, në atë takim kishte ndërhyrje të mëdha të policisë dhe keqtrajtim të tifozëve para dhe gjatë ndeshjes, dhe kjo qoi në nervozizmin e madh të grupit të tifozëve të kombëtares shqiptare, Tifozëve Kuq e Zi, shkruan Telegrafi.
Pas kësaj, TKZ, në shenj proteste erdhën me vendim për t’i bojkotuar ndeshjet e Shqipërisë, ndërsa sot(shtunë) ishte aranzhuar një takim mes tyre dhe FSHF-së për t’i përmirësuar marrëdhëniet, por asgjë nuk ndryshoi pasi vendimi mbetet i prerë nga përkrahësit e kombëtares.
“Tifozat Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, iu sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot i ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë”, thuhet në postimin e Tifozave Kuq e Zi. /Telegrafi/