Telegrafi

Vendimi i plotë i PZAP-it që refuzoi apelin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dje ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Lista Serbe, me të cilën kundërshtohej udhëzimi i lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  sipas të cilit, votim i vlefshëm në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit, konsiderohet vetëm ai që realizohet përmes dokumenteve identifikuese të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

PZAP e ka refuzuar si të pabazuar pasi me rastin e shqyrtimit paraprak, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe është kontradiktor dhe i paqartë.

Sipas një vendimi të siguruar nga indeksonline, thuhet se vendimmarrja e KQZ-së është e drejtë dhe e ligjshme, duke u bazuar në dispozitat e LZP-së.

Në këtë vendim, mes të tjerash thuhet, se udhëzimi i KQZ-së, nuk ia mohon apo cenon të drejtën e votimit askujt, pasi që nuk ka të bëjë me të drejtën e votuesit apo Listës e Votuesve, mirëpo është në funksion të zbatimit në tërësi të dispozitës ligjore të nenit 90 të LZP-së, në identifikimin e votuesit, në ditën e votimit, në vendvotime dhe qartëson se çka nënkupton me dokumente të identifikimit.

“Me udhëzimin e apeluar, qëllimi është eliminimi i parregullsive në ditën e votimit dhe garantimin e rregullt të integritetit të procesit zgjedhor dhe në kuptim të kësaj Paneli, vlerëson se çdo identifikim tjetër i votuesit me dokumente të ndonjë shteti tjetër, që numri personal i votuesit nuk është në përputhshmëri me Listën e  Votimit, në ditën e votimit, nënkupton identifikim të pjesshëm i votuesit dhe rrjedhimisht cenon integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet mes të tjerash në këtë vendim.

Me poshtë, vendimi i plotë i PZAP-it: