Mosmarrëveshja lidhur me vendimin për veprimtarinë që do të zhvillohet në një zonë, ka nxitur protesta të dhunshme midis banorëve dhe autoriteteve në Kinën Jugore.
Ditëve të fundit, qindra protestues i kanë mbushur rrugët, për shkak të ndryshimit të planit dhe ndërtimin e një krematoriumi dhe jo një parku, transmeton Telegrafi.
Protestat janë zhvilluar në Guangdong, që është afro 100 kilometra larg Hong Kongut, ku protestat nuk kanë të ndaluar.
Imazhet e protestuesve, janë shpërndarë në rrjetin social kinez Weibo, ku shihen shumë protestues, që përleshen me policinë dhe provojnë të ndalojnë punimet.
Deutsche Welle ka raporton se gjatë protestës, disa adoleshentë dhe një i moshuar, kanë pësuar lëndime të lehta, derisa bëhet e ditur se rreth 50 persona janë arrestuar.
Lidhur me qeverinë kineze, banorët kanë pakënaqësi të mëdha, por sa herë që protestojnë mbi ta shkaktohet dhunë, derisa mediet janë të kontrolluara nga shteti dhe nuk raportojnë. /Telegrafi/