Site icon Telegrafi

Vendimi i Gjykatës në Veri: Oliver Ivanoviq në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për Oliver Ivanoviqin.

Kryetari i partisë SDP në Veri, Oliver Ivanovic do të qëndroj në arrest shtëpiak, e kjo me vendim të gjykatës në atë zonë, raportojnë mediat serbe, transmeton Express.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999-2000 dhe është shpallur fajtor për aktet kriminale të përfshira në aktakuzën e EULEX-it.

Exit mobile version