Site icon Telegrafi

Vendimi i çuditshëm i Pochettinos: Nuk do të bëjmë transferime as në janar

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 10: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur celebrates victory with Heung-Min Son and Juan Foyth of Tottenham Hotspur after the Premier League match between Crystal Palace and Tottenham Hotspur at Selhurst Park on November 10, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Tottenham Hotspur ishte skuadra e vetme në Angli që nuk transferoi asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të verës.

Ky vendim i klubit londinez befasoi të gjithë në botën e futbollit, duke pasur parasysh që skuadrat mezi presin afatet kalimtare për tu përforcuar.

Por duket se të njëjtën gjë klubi londinez do ta bëjë edhe në afatin kalimtar të dimrit.

Ka qenë trajneri argjentinas i Spurs, Mauricio Pochettino që ka konfirmuar se klubi nuk do të bëjë transferime.

“Nuk më duhet të blejë futbollistë as në janar. Kam një skuadër me 28 futbollistë dhe ata 11 që janë në fushë janë në formë të mirë”.

Mauricio Pochettino Hugo Lloris, Harry Winks dhe Kieran Trippier. (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

“Edhe nëse 11 lojtarët e formacionit nuk luanë ndonjëri kam zëvendësuesit që gjithashtu kanë treguar formë të mirë”.

“Për mua afati kalimtar është i mbyllur ende pa u hapur”, ka thënë Pochettino.

Kësisoj Tottenham pritet të bëhet skuadra e parë në histori të futbollit që nuk kryen asnjë transferim në dy afate kalimtare.

Spurs mund të ndërhyjnë në afatin kalimtar vetëm nëse largohet ndonjëri nga lojtarët kryesorë apo do të ketë ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version