Site icon Telegrafi

Vendimi i BQK-së që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro, BE: Po e analizojmë dhe kërkojmë sqarime

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”, me anë të së cilës ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe qarkullimi i dinarit serb.  

Në fakt, sipas Rregullores valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është euro.

Lexo po ashtu Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë  

E lidhur me këtë ka reaguar sot zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai në një deklaratë për media tha se po analizojnë vendimin dhe kërkojnë sqarime shtesë përkitazi me implikimet që mund të ketë ky vendim.

“…Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë… por, në përgjithësi Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, u shpreh Stano. /Telegrafi/

 

Exit mobile version