E fejuara e Princit Harry, Meghan Markle ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të përpiqet që t’i respektoj disa rregulla të reja jetësore.
Para fillimit të 2018, aktorja shkroi vendimet për Vitin e Ri në blogun “The Tig”, gjërat që do të dëshironte t’i ndryshonte tek vetja.
“Unë dua të ndaloj kafshimin e thonjve dhe të përdor fjalë fyese. Këto janë në listën time të përvitshme të vendimeve”, shkroi aktorja 36-vjeçare.
Markle shpjegon se këto betime i merr zakonisht kur është shumë e lodhur nga puna dhe nëse konsumon alkool ndërsa në ato momente edhe fillon të mallkoj.
Dhe sa i përket ngrënies së thonjve, aktorja me sinqeritet zbuloi se këtë ves të keq e ka shkaku i stresit.
“Unë i kafshoj thonjtë dhe kjo ndodh kur kam një fluturim të trazuar me avion apo një ditë të lëkundur. Kjo nuk është një sjellje e një zonje”, tha ajo.
Ndryshe, Princi dhe aktorja hollivudiane kanë bërë të ditur se kurorëzohen gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/