Site icon Telegrafi

Vendimet e Komisionit Disiplinor lidhur me Munishin, Duron dhe Prishtinën

(Foto: ffk-kosova.com)

Komisioni disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar, si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisionit të garave dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka mara vendime lidhur me klubin Prishtina, trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi dhe trajnerin e Feronikelit, Klodian Duro.

Kujtojmë që ishte nisur procedurë disiplinore ndaj klubit Prishtina “për lëshime në organizimin e ndeshjes” kundër Ballkanit, kështu që klubi është dënuar me 1.000 euro gjobë.

FC PRISHTINA nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit, loja ndalet për 5 minuta, nga së një numër i spektatorëve ishte future në tribunat e stadiumit, në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë , IKSHPK-së dhe FFK-së). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

Ndaj Munishit ishte iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektimin e kodit të sjelljes lidhur me deklaratat pas ndeshjes ndaj Prishtinës, ndërsa për këtë është dënuar me gjobë prej 500 eurosh.

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos respektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII –të ; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të papërshtatshëm, ofendues, linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive e që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportive – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lexo po ashtu Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Munishit dhe Duros

Edhe ndaj Duros ishte iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit dhe ai është dënuar me gjobë prej 300 eurosh.

KLODIAN DURO; kryetrajner i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos respektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin “ Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron për favorizimet që po i bëjnë gjyqtarët këtij ekipi dhe me këtë prononcim dëmton imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje dhe ofendime dhe që janë në kundërshtim me etikën sportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/Telegrafi/

Exit mobile version