Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, ka komentuar negociatat me mesfushorin Joshua Kimmich.
Kontrata e gjermanit skadon më 30 qershor 2025, gjë që ka bërë që klubi të luftojë për të siguruar qëndrimin e tij.
“Ky është një vendim themelor në karrierën e tij. Ai e di saktësisht se çfarë ka në Bayern – klubin, ekipin dhe trajnerin”.
“Ai ndihet jashtëzakonisht rehat këtu. Jam i bindur se në fund do të vendosë të qëndrojë me ne”.
“Ne nuk kemi afate specifike kohore (për zgjatjen e kontratës), por nuk duam ta zvarritim këtë pafundësisht”, deklaroi Freund për Sky Sport.
Kimmich është një nga yjet kryesore të ekipit tash e sa vite, duke mbuluar shume pozita, por Real Madridi dhe Barcelona presin me padurim për të kuptuar situatën e tij, për të bërë ofertë pastaj. /Telegrafi/